Një i mitur gjendet në rrugë nga kalimtarët me plagë të rënda në trup

Një i mitur është gjetur në rrugë nga kalimtarët e rastit në Prizren, me plagë të rënda në trup dhe është dërguar në spital.

Prizren 01.01.2021 – 17:00. Viktima mashkull kosovar (i mitur), nga kalimtarët e rastit është dërguar në Spitalin e Prizrenit, pasi që njëjti kishte plagë të rënda trupore. Sipas mjekut, viktima është në gjendje të rëndë, mirëpo jashtë rrezikut për jetë. Njësia përkatës policore ka arrti të identifikojë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), i cili e kishte therur me thikë viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet ne raportin e policise.