E thyejnë shkollën për të dëmtuar ditarët dhe laptopët
Persona të panjohur kanë hyrë forcërisht në një shkollë në Pejë, ku kanë dëmtuar ditarët dhe laptopët, ka njoftuar policia e Kosovës. Rasti është cilësuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Fshati Novosellë, Pejë 19.10.2020 – 07:35. Ankuesi m/k ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit të shkollës dhe kanë dëmtuar disa ditarë të klasave dhe disa laptopë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas ankuesit ende nuk dihet nëse është vjedhur ndonjë gjë, thuhet në raportin e policisë.

