E thyen urdhrin mbrojtës dhe i shkon të fejuarës në banesë
Një person është arrestuar për mospërfillje të Gjykatës pasi ka thyer urdhrin mbrojtës dhe i ka shkuar të fejuarës në banesë.
Rr. Edit Durham, Prizren 07.03.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te banesa e ish të fejuarës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari kishte pas urdhër mbrojtës nga gjykata që mos t’i afrohej viktimës por nuk e kishte respektuar urdhrin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

