Haziri i pikëlluar për vdekjen e dy të prekurve me Covid-19 nga Gjilani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për humbjen e betejës me Covid-19 të dy bashkëqytetarëve, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945), i cili ka shërbyer si taksist.

Haziri ka njoftuar se të dy personat në fjalë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Klan Kosova.

“Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.”

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm.”