E tmerrshme: Babë e bir si dhe një person i tretë digjen në banesë nga flakët

Babë e bir dhe një shok i djalit dyshohet se kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu tri banesa në Berat. Bëhet fjalë për Jani Vangjeli, 61 vjeç, Mateo Vangjeli, 36 vjeç, djalë i tij si dhe një shok i këtij të fundit.

Të afërm dhe komshinj të tyre thonë se shkak për tragjedinë e trefishtë mund të jetë bërë një rezistencë.

Vëllai dhe kunata e 61-vjeçarit Vangjeli shprehen se babë e bir kishin në shtëpi një rezistencë, e cila mund të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

“Zjarri ka rënë në orën 1 pa 10. Unë erdha në orën 1 e 25, se erdha në këmbë. Gjeta vetëm flakë. Dëgjova që kanë humbur jetën tre veta. Ata kishin një rezistencë, që gatuanin, dhe them mos ka ndodhur nga ajo rezistenca”, tha për gazetarët vëllai i viktimës, Kleanthi Vangjeli, raporton panorama.al

Ndërsa kunata e viktimës, Luljeta Vangjeli tha: “Na morën në orën 12 të natës dhe na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam, morë zjarrfikësen direkt dhe na thanë që është e vërtetë. Erdhëm këtu, por nuk morëm vesh gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit”

Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë deri më tani vetëm një trup të pajetë, që dyshohet të jetë i 61-vjeçarit Jani Vangjeli. Siç raportoi gazetarja Petova për “Balkanweb” 61-vjeçari ishte i paralizuar, ndërsa djali i tij ishte përdorues alkooli. Ndërkaq trupi tjetër i pajetë nuk dihet ende se kujt i përket. (foto arkiv)