E tmerrshme, të rinjtë në qendër të qytetit konsumojnë kanabis

Një grup prej pesë të rinjsh janë para pasditen e së dielës duke konsumuar kanabis. Ata shihen teksa e konsumojnë këtë lloj droge në qendër të Prishtinës, më konkretisht në lagjen Pejton.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Insajderi, këta të rinj kanë gjetur një vend prapa një ndërtese për ta konsumuar këtë substancë narkotike.

Pasi përfundojnë së konsumuari kanabisin, të njëjtit shihen teksa largohen prej aty.

Më poshtë ndiqni pamjet:

Dukuria e të konsumuarit kanabis është kthyer në një përditshmëri edhe në Kosovë, nuk janë të pakta rastet kur shohim pamje të tilla teksa kjo lloj droge konsumohet nga grup-mosha të ndryshme.

Theksojmë se në pothuajse çdo raport 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet për raste të kapjes së personave që zihen me substanca narkotike.

Vetëm sot është raportuar për dy raste në kryeqytet njëri në rrugën “Xheladin Hana” dhe tjetri në rrugën “Struga”