E trishtë: Toka i nxjerrë të vdekurit jashtë
Varrezat e 7 fshatrave të Lushnjës që ndodhen në Mazhaj, janë përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit.
Banorët janë alarmuar për këtë fenomen, që po dëmton varret e të afërmve të tyre.
Të varrosësh të vdekurit në Mazhaj të Lushnjës, është e pamundur. Uji në territorin e varrezave po nxjerr arkivolet nga nëntoka.
Ky banor tregon se brenda ditës sapo kreu ritualin e fundit ndaj njeriut të tij të ndjerë, u detyrua të derdhë beton për të rritur peshën sepse uji e nxorri në sipërfaqe.
Histori të tilla tregohen nga çdo familje në këtë fshat. Një tjetër banor tregon se është detyruar të zhvarros babanë e tij 30 vjet pas vdekjes për të njëjtën arsye.
Prifti i kishës në territorin e së ciles gjenden varrezat ishte i pari që dha alarmin.
Problemi është shkaktuar nga një kanal kullues i cili nuk është pastruar vitet e fundit. I mbuluar nga barishtet dhe kallama nuk funksion kullimi i tokës.
Territori i varrezave pastrohet vullnetarisht nga banorët e zonës. Bashkia nuk ka vendosur punëtorë për këtë proces.
Varrezat pranë kishes së Mazhajt janë ngritur rreth vitit 1817. Sot në siperfaqen e saj prej 16.752 metër katrorë kryejnë varrimet shtatë fshatra, pjesë e njësisë administrative të bashkisë Lushnje. /abcnews.al/ (foto ilustrim)

