Rusia “e njeh” Kosovën
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, gjatë prezantimit rreth përparimeve që, sipas tij, i ka bërë ushtria ruse në drejtim të Ukrainës në prapavijë ka shfaqur një hartë ku Kosova shihet në kufijtë e saj shtetëror dhe si e pavarur nga Serbia.
Përkundër që as Rusia dhe as Serbia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë Kosovën e ka paraqitur si shtet në vete.
Në fjalën e tij, Konashenkov bëri të ditur se forcat ruse kanë marrë nën kontroll të plotë qytetin e Melitopolit./Klankosova.tv