E trishtueshme: Shkencëtarja Sabiha Kasimati u vra pse e refuzoi dashurinë e Enverit

Thuhet se dashuria e Enver Hoxhës ka qënë shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati.

Dashuri e cila nuk iu kthye kurrë…

Por kush është Sabiha Kasimati? Si u njoh ajo me diktatorin shqiptar dhe përse u pushkatua pa mëshirë në vitin 1951?

Sabiha vinte nga një familje e njohur intelektuale libohovite. I ati i saj, Abdurrahman Kasimati, i kishte kryer studimet universitare për Mjekësi në Turqi, ku punoi si mjek dhe jetoi me gjithë familje deri në vitin 1927. Pikërisht në këtë vit u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Korçë, vend në të cilin edhe Sabihaja filloi studimet në Liceun Francez. Pikërisht këtu ndodhi takimi i parë më Enver Hoxhën. Thuhet se ai e kishte shprehur pëlqimin ndaj saj, e ajo me elegancë e kishte mbajtur larg. Deri kur mes tyre filluan përplasjet…

PËRPLASJA ME ENVERIN

Pika e vlimit kapi kulmin me dënimin e shkrimtares Muni veçanërisht nga dënimi i shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari. Sabihaja filloi të shprehte hapur pakënaqësinë për regjimin dhe për Enver Hoxhën, shokun e saj të klasës në Liceun e Korçës. Këto pakënaqësi të saj tërësisht intelektuale dhe demokratike, bënë që emri i Sabihasë të futej në listat e zeza të Sigurimit të Shtetit si “kundërshtare e regjimit”. Por ajo nuk u tërhoq…

Duke qenë se Sabihaja kishte mbaruar Liceun Francez bashkë me Enver Hoxhën dhe e njihte mirë, i kërkoi një takim. Aty ajo i tha: “Kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët. Dua të të pyes se me cilët ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me teneqexhinjtë apo me këpucarët”? “Boll lexove iluministët francezë, të këshilloj të lexosh Marksin dhe Leninin”, ishte përgjigja e Enverit. Pas dy ditësh, Nako Spiru, të cilin Sabihaja e kishte shok, e thirri Sabihanë për një kafe dhe në bisedë e sipër i tha: “Sabiha, duhet ta qepësh gojën, jo me karficë, por me babushkë”.

Megjithatë ishte tepër vonë. Emrit të saj i ishte vënë kryq nga vetë Enver Hoxha. Sabihaja ishte vendosur “listën e zezë” pasi dyshohej si agjente por edhe sepse dinte shumë për diktatorin. Si shkak për eliminimin e saj u zgjodh shpërthimi i ndodhur më 19 shkurt të vitit 1951 në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë.

Vendosja e “bombës” në legatën sovjetike do të konsiderohej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do të përdorej si pretekst për fillimin e një spastrimi ndaj “armiqve të popullit”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideruan një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe Sabiha Kasimatin (si e vetmja grua).

Pavarësisht nga mungesa e çdo provë të fajit, gjë që e pranoi edhe vetë prokurori i çështjes, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951.

Më 25 shkurt 1951, gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Tre ditë përpara se t’i ekzekutonin, në Menik ishte hapur një gropë e thellë për të futur në një varr të përbashkët. Të lidhur me tela me gjemba, 23 personat e dënuar me vdekje ishin rreshtuar krah njëri-tjetrit dhe prisnin komandën “zjarr” për t’ju shkëputur filli i jetës.

Edhe pse asnjë prej tyre nuk njihej me njëri-tjetrin, sërish burrat u munduan që ta shpëtonin Sabihanë. Në momentin kur “xhelatët” hapën zjarr ata dolën para trupit të Kasimatit, duke e shpëtuar. E gjallë mes një grope plot me të vdekur ajo bërtiste: “Mos më vrisni”!

Por nuk u kursye…

Rrëfimet për të nuk u ndalën aty. Bënorët e zonës tregonin pas diktaturës se atë natë Sabihanë nuk e kishte kapur plumbi dhe e kishin torturuar, deri sa kishte dhënë shpirt. Fshatarët tregonin se kishin dëgjuar klithma gjatë natës, një zë gruaje që ulërinte “Çfarë i kam bërë perëndisë?”.

Kohë më pas, kishte kaluar andej një traktorist që nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe duke punuar, kishte nxjerrë trupin e saj në sipërfaqe, meqenëse ajo ishte hedhur më vonë se të tjerët, përderisa kishte vdekur e fundit.

IRONIA

Duket se fati i Sabihasë ka qënë i lidhur ngushtë me atë të familjes Hoxha. Aq sa dita e saj e vdekjes përkon me të venë e diktatorit Enver Hoxha. Nexhmije Hoxha ndërroi jetë më 26 shkurt të 2020, ndërsa 69 vite më parë u vra mizorisht Sabihja, pikërisht me urdhër të personit që e dashuroi aq shumë, aq sa nuk mundi ta linte të gjallë.

Mëria për dashurinë e mohuar, firmosi fatin tragjik të shkencëtares, e cila preferoi të mbytej në një gropë me 22 të vdekur, sesa nga regjimi.