‘E vërteta’ rikthehet në Teatrin e Gjilanit

Në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia e jashtëzakonshme ‘E vërteta’ me regji të Agon Miftarit.

Shfaqja jepet sonte dhe nesër (e martë, e mërkurë) nga ora 20:00.

Për studentë, pensionistë dhe kategori tjera sociale, hyrja kushton vetëm 1 euro.

Fabula e komedisë: E vërteta ballafaqon dy çifte, të cilët gjatë jetës së tyre kanë humbur kuptimin e së vertetës.

Sa larg do të shkojnë ata për ta fshehur atë, kush është më i mirë në tenis, cila është e vërteta, sa të dhemb dhe sa mund ta duroni të vërtetën – të gjitha këto do t’i zbërthejë shfaqja të cilën duhet ta shihni patjetër.

‘E vërteta’ s’duhet humhur pa u parë. /Mediafokus.info