E zuri duke shkëmbyer mesazhe erotike me një tjetër, gruaja e sulmon me thikë burrin
Një çift ka përfunduar në polici, pasi u konfliktuan ashpër me njëri-tjetrin. Sherri mes tyre shkoi deri në pikën ku gruaja me origjinë greke e sulmoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar, në sy të fëmijëve.
Mediet greke bëjnë me dije se dy bashkëshortët kallëzuan njëri-tjetrin në polici.
Ndërsa shkak i debatit duket se ka qenë xhelozia, pasi gruaja ka thënë se e kapi të shoqin duke folur me një grua tjetër në telefon, nëpërmjet mesazheve./Abcnews.al/

