E zuri lis në mal, vdiq në QKUK

Një person ka vdekur në QKUK, ku është dërguar pasi ishte lënduar në mal, duke e prerë një lis, njofton policia.

Rr. Zhuje Selmani, Pejë 27.04.2021 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lisë. Viktima është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. (foto arkiv)