‘Ecohigjiena’ e ulë në 6 euro çmimin e faturës, por nuk ua rimburson qytetarëve nga 50 cent

Pas reagimeve të qytetarëve dhe autoriteteve komunale, kompania rajonale ‘Ecohigjiena’ e ka ulur çmimin e faturës së mbeturinave në 6 euro.

Rritja e faturës në 6.5 euro ishte bërë në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshje me Komunën e Gjilanit, në partneritetin publiko-privat.

Komuna e Gjilanit nuk është deklaruar ende nëse është pajtuar me partnerin e saj për uljen e çmimit në 6 euro, pasi faturën prej 6.5 euro e kishte kundërshtuar.

Në rregulloren komunale për taksa dhe tarifa ende figuron çmimi 5 euro për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave.

Nëse fatura prej 6.5 eurosh ka qenë e paligjshme, atëherë kompania detyrohet që qytetarëve t’ua rimbursojë nga 50 centë.

Tani për tani po mbretëron heshtje nga të dyja anët./Mediafokus.info