Edhe nxënësit përfshihen në fushatën për rritje të sigurisë në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor dhe njësiti i komunitetit nga stacionit policor Gjilan në vazhdën e implementimit të projektit ,,Parandalimi i aksidenteve dhe sensibilizimi i pjesëmarrësve në trafikun rrugor’’ me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi janë duke ndërmarr aktivitete dhe masa në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.
Sot me datën 10.03.2023 së bashku me nxënës të klasës së pestë të shkollës së mesme të ulët ,,Selami Hallaqi’’ në Gjilan përpos ligjëratës së mbajtur kanë realizuar një aktivitet praktik në terren me qëllim të ngritjes së vigjilencës në përmbajtje të dispozitave ligjore nga ana e pjesëmarrësve në trafik, për të garantuar një siguri më të madhe dhe shmangie të aksidenteve rrugore, në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Nxënësit po ashtu kanë pasur mundësinë të paraqesin edhe disa vizatime me anë të të cilave kanë shprehur mesazhet e tyre për vigjilencë në rrugë, thuhet në njoftim.
Policia apelon që secili në mënyrën e tij të kontribuojë dhe mbajë përgjegjësi për vetëdijesim më të lartë shoqëror në trafik.