Edhe 48 orë thirrje nga KQZ-ja për diasporën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri të dielën pasdite, synon të përmbyllë procesin e verifikimit të aplikuesve nga jashtë Kosovës për votim përmes postës.
Deri të premten, më 29 janar, e drejta e votës u është verifikuar më shumë se 52 mijë votuesve.
Organizata “Germin” që merret me çështje të diasporës, është e shqetësuar për afatin e shkurtër kohor për apelim, nëse aplikuesve u është mohuar e drejta për votim.
Përgjegjësit thonë se ka edhe votues nga Afganistani, Katari e Kenia.

