Edhe 8 raste të reja me Coronavirus

Edhe 8 raste të reja me coronavirus kanë rezultuar pozitiv sot në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi për RTK.

“Jemi në atë fazën që çdo ditë presim raste të reja. Instituti ende nuk ka dalë me një njoftim konkret, por ajo që kemi deri më tani është se i kemi edhe së paku 8 raste të reja që janë në Klinikë”, tha ai.

Numri i të prekurve deri më tani në vend është 395, prej tyre 66 të shëruar dhe 9 të vdekur.