Edhe AGK në protestë me Sindikatën e Punëtorëve të RTK-së, kërkesë pagat e menjëhershme për 700 punonjësit

Gjatë ditës së sotme edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar protestës së Sindikatës të Punëtorëve të RTK [SPERTK], me kërkesën për pagesën e menjëhershme të pagave për 700 punonjësit e RTK-së.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha ka thënë se qeveria duhet me urgjencë t’a trajtojë alokimin e buxhetit për Transmetuesin Publik.

“Qeveria në detyrë e Kosovës duhet të veprojë me urgjencë për të alokuar buxhetin për Transmetuesin Publik, siç ka bërë në korrik”.

AGK-ja ndër të tjera është shprehur se do të përkrahë çdo formë të protestës sindikale, duke përfshirë grevën e paralajmëruar për të hënën.