Vdes edhe shoferi ndihmës, ai ishte zëvendësuar nga kolegu i tij gjysmë ore më parë

Mediat kroate raportojnë se mes 10 personave që kanë vdekur në aksidentin e autobusit kosovar në Kroaci, që po bartte mërgimtarë nga Gjermania, është edhe shoferi ndihmës.

Siç merret vesh, autobusi me udhëtarë kishin bërë një pushim gjysmë ore para aksidentit dhe aty ishin ndërruar mes vete edhe shoferët e autobusit.

Shoferi që e kishte lëshuar drejrtimin e autobusit gjusmë ore më përpara për koleguin e tij, thuhet se vdiq bashkë me disa udhëtarë të tjerë në këtë akisdent./Mediafokus.info