Edhe Albin Kurti do t`i nështrohet kontrollit të plotë të pasurisë
Antikorrupcioni ka njoftuar sot se 955 zyrtarë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
Në mesin e atyre që do t`i nënshtrohen këtij procesi, është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kështu bëri të ditur kreu i AKK-së, Shaip Havolli.
“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do t`i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, ka thënë Havolli.
Disa nga zyrtarët që do të kontrollohen, sipas Havollit, janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari-Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani dhe të tjerë.

