Mërgimtarët marrin rrugën drejt Kosovës

Një numër i madh mërgimtarësh janë nisur drejt Kosovës, për t`i kaluar pushimet verore me familjet e tyre, ku priten me mall.

Raportohet se në pika kufitare tashmë shihen edhe kolona të veturave me mërgimtarë. Pak më shumë kolona ka në Merdar, ku pritjet në hyrje shkojnë deri në 20 minuta.

Pritje deri në 20 minuta ka edhe në Vërmicë, në kufi me Shqipërinë, prej nga vijnë numër i mërgimtarëve.

Në pikat e tjera kufitare ndërkaq pritjet nuk shkojnë më gjatë se pesë minuta tani për tani. (foto arkiv)