Edhe Ardit Gjebrea mbyllet në shtëpi me COVID

Edhe kontautori dhe shoumeni Ardit Gjebrea është prekur nga COVID. Njoftimin e ka bërë vetë ai, duke shtuar se “E Diela Shqiptare” do të vazhdojë.

Përmes një postimi në Instagram Story, Gjebrea ka thënë se mjekët i kanë kërkuar që këtë të diel ai të pushojë. Për këtë arsye, moderimi i disa rubrikave do t’u besohet tre figurave publike.

“Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do të drejtohet nga Enkel Demi, “Telebingo Shqiptare” nga Gentian Zenelaj dhe “Ka Një Mesazh Për Ty” nga Marsela Çibukaj.

Një javë më parë, Gjebrea tha se e ka marrë me qetësi këtë situatë, sepse e vetmja simptomë që ka është një temperaturë jo shumë e lartë.

Të njëjtin fat e përjetoi edhe moderatorja e emisionit ‘Perputhen’, Bora Zemani, e cila tashmë e ka mundur virusin dhe është rikthyer në drejtimin e formatit më të ndjekur, ku u mungoi për disa ditë.