Edhe Atdheu preket nga COVID-i
Atdheu nuk ishte i pranishëm në emisionin e fundit të “PërPuthen” për shkak se prekur nga COVID-i.
Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja e emisionit, Bora Zemani, e cila i uroi Atdheut shërim të shpejtë.
E megjithatë, ndonëse jo i pranishëm në studio, Atdheu nuk i ka lënë ngacmimet për konkurrentët.
“Kur nuk është macja në shtëpi, minjtë bëjnë dasmë”, shkroi ai në Instagram, fjalë që nuk dihet se kujt ia drejton.

