Edhe Fifi reagon ndaj videos ku polici ushtron dhunë ndaj 18-vjeçarit

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka reaguar ndaj videos ku shihet një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke ushtruar dhunë ndaj 18-vjeçarit, Leotrim Rama.

Pamjet të cilat qarkulluan në rrjet shfaqnin policin i cili inçizonte veprimin e tij kundrejt djaloshit.

Këngëtarja e njohur ka reaguar përmes rrjetit social Instagram, për këtë ngjarje.

“Këta lloj njerëz janë të rrezikshëm për shoqërinë, e t’i leni më pas të lirë. Sikur puna e këtij janë edhe disa kokrra që duhet të lidhen”, ka shkruar ajo.