Edhe katër të infektuar me koronavirus, preket edhe Podujeva
Sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus, duke shkuar në nëntë numri i të prekurve.
Bëhet fjalë për persona të afër me rastet e mëparshme, Viti, Klinë, Malishevë si dhe Podujevë, ku nuk ka pasur raste deri tani.
Kjo është vërtetuar nga analizat që u janë bërë sot edhe 70 personave të tjerë që kanë pasur kontakte me 5 të infektuarit e tjerë.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ia ka kërkuar kryeministrit Kurti të shpallë gjendje të jashtëzakonshme/mediafokus