Edhe Kurti shkon këmbë n’punë

Pas zëvendëskryeministrit Abdullah Hoti, edhe shefi i tij, Albin Kurti, ka nis të shkoj në punë në këmbë, duke mos shfrytëzuar veturën zyrtare.

Kurti ka postuar në profilin e tij në Instagram disa fotografi, ku ka treguar se rrugën deri në zyrën e tij e ka bërë në këmbë.

“Sot lëviza në këmbë nëpër qytet dhe shkova në zyrë pa makinë. Ambienti është jeta. Prandaj, le ta ruajmë. Sa herë është e mundur duhet ta shmangim lëvizjen me automjet”, ka shkruar Kurti./MediaFokus/