Italia, shteti i katërt më i prekur nga Coronavirusi

Pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Japonisë, Italia është bërë shteti i katër më i prekur nga virusi vdekjeprurës, Coronavirus.

Media italiane raportojnë se deri tani janë infektuar nga ky virus 134 njerëz, ndërkohë që janë izoluar 11 komuna dhe 50 mijë persona janë në karantinë, raporton Mediafokus.info.

Sipas shifrave zyrtare, në Kinë janë infektuar 76. 940 persona, në Korenë e Jugut 602, në Japoni 146, e pasuar nga shteti i Europës, Italia, me 134 persona të infektuar.

Ndërkohë, në Kosovë, nuk është raportuar asnjë rast i infektuar me Coronavirus. /MediaFokus/

Ja tabela e shifrave zyrtare për secilin shtet: