Edhe ky deputet i Kuvendit rezulton pozitiv me COVID-19
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, përmes një statusi në Facebook.
“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur për rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por, si duket informata ka qenë për testin e dy korrikut! Para pak çasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!”, ka shkruar Selmanaj, teksa tregon për gjendjen e tij shëndetësore.
“Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetizolim”, ka shkruar Selmanaj./mediafokus.info/