Edhe ky ish-ministër rezulton pozitiv me COVID-19
Edhe ish-ministri Haki Demolli ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Për këtë, ai i ka njoftuar vetë miqtë e tij.
‘Pas disa shqetësimeve shëndetësore që kam pasur parmbrëmë, dje kam kryer testin për COVID në IKSH, ndërsa sot nga Instituti më informuan që kam rezultuar pozitiv në testimin e bërë.
Andaj për këto 14 ditët e ardhshme do të jem në izolim shtëpiak.
Përndryshe, aktualisht mirë jam duke e ndier vetën dhe nuk kam ndonjë shqetësim serioz shëndetësor’, ka thënë Demolli.

