Ambasadori gjerman Heldt: Kosovës do t`i hiqen vizat për hir të qytetarëve, jo për meritë të politikanëve

Ambasadori gjerman Heldt ka thënë se Kosovës do t`i hiqen vizat për hir të qytetarëve, jo për meritë të politikanëve të saj.

Në ditën e parë kur Gjermania mori kryesimin e Bashkimit Evropian, ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Christian Heldt iu adresua qytetarëve kosovarë.

Ai tha se liberalizimi i vizave për ta do të ndodh, por jo për merita të politikës kosovare, njofton Klan Kosova.

Por sipas tij kjo do bëhet për shkak se ky vend, qytetarët e ndershëm dhe rinia e meritojnë të dalin nga izolimi.