George W.Bush me republikanët e tij përkrahin kandidatin demokrat për president, Joe Biden

Duket paksa e pazakontë, por është e vërtetë. Qindra zyrtarë që kanë punuar për ish-Presidentin Republikan, George W.Bush, kanë vendosur të mbështesin kandidatin demokrat për president, Joe Biden, në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së që do të mbahen në muajin nëntor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët të cilët përfshijnë sekretarët e kabinetit dhe disa të tjerë në administratën e Bushit, kanë formuar një komitet të aksionit politk “-43 Alumni për Biden”, për të mbështetur atë në garën e 3 nëntorit, thanë organizatorët për Reuters.

Bush ishte presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se përkrahja ndaj Biden nga zyrtarët e grupit republikanë do të fillojë edhe në rrjetin social Facebook, të cilët do të përpiqen të fitojnë votat në shtetet më konkurruese./mediafokus.info