Edhe Mitrovica ndan nga 50 euro për personat e infektuar me COVID-19
Pas Prishtinës, edhe Mitrovica ndan nga 50 euro për qytetarët e prekur me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Donjet Bislimi nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Mediafokus.info.
Ky vendim hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit.
Postimi i plotë:
Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, me propozimin tonë dhe përkrahje nga të gjitha partitë vendosem që edhe ne si Kuvend të obligojmë Komunën që të ndaj 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë,
Vendimi hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit!
Ps. Maskat sot i kishim të portokallta në përkrahje të grave, viktima të dhunës në familje!

