Ekskluzive: Prej nesër, në Kosovë ndërpritet mësimi në të gjitha nivelet shkaku i koronavirusit

Në Kosovë, ende nuk ka raste të paraqitjes së koronavirsuit, por gjasat që kjo të ndodhë, janë të mëdha, për shkak se në shumicën e vendeve përreth, tashmë janë konfirmuar persona të prekur nga kjo epidemi, raporton mediafokus.info

Për të shmangur mundësinë e shpërthimit dhe përhapjes së virusit kinez në Kosovë, sot MASHT-i do të marrë vendim për ndërprerjen e mësimit në Kosovë, në të gjitha nivelet.

Ndërprerja e mësimit do të zgjasë deri në fund të muajit mars, përkatësisht deri në filim të muajit prill, shkruan mediafokus.info.

Burime tona brenda MASHT-it kanë thënë se rekomandimi është bërë nga Këshilli për Suguri Shtetërore dhe tashmë pritet vetëm publikimi i vendimit nga MASHT-i.

Sipas infektologëve, mundësia e përhapjes së virusit është shumë e madhe. Një person mund të infektojë deri në 18 persona të tjerë.

Në Gjilan, Universiteti Publik “Kadri Zeka” i ka reduktuar sot aktivitetet e parapara për shënimin e 7-vjetorit të themelimit të këtij institucioni të arsimit superior, shkaku i koronavirusit.

Koronavirusi, një epidemi kjo që shpërtheu në Kinë, e ka pushtuar tashmë pjesën më të madhe të botës, përfshirë edhe shtetet përreth Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, ndërkohë që Italinë thuaj se e ka gjunjëzuar.

Atje, është konfirmuar vdekja e një shtetase nga Shqipëria.

Përndryshe, numri i të infektuarve në botë me koronavirus, deri tani ka shkuar në 114 mijë persona. /mediafokus.info