Edhe në Shqipëri fëmija i parë lindi mashkull
Menjëherë, pak minuta pas mesnatës që ndau dy vitet, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë të dy foshnjave që erdhën në jetë në maternitetet e Tiranës.
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 00:00.
Djalë është bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve.


 
 
						 
						