Edhe nëse e keni kaluar Covid-19, është mirë të vaksinoheni
Ende ka dilema ndër shkencëtarë nëse duhet të vaksinohen personat që kanë kaluar infeksionin Covid, apo jo.
Një mjek kosovar, për shmebull, ka deklaruar se kjo nuk është e nevojshme, pasi që, sipas tij, imuniteti natyror është më i fuqishëm se mbrojtja nga vaksina.
Mjekët amerikanë, duke u përgjigjur në pyetje të tilla, përmes faqes ‘Qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve’ thonë se ‘ju duhet të vaksinoheni pavarësisht nëse keni pasur COVID-19, sepse hulumtimet nuk kanë treguar ende se sa kohë jeni të mbrojtur nga COVID-19 pasi të jeni shëruar’.
Vaksinimi ju ndihmon të mbroheni edhe nëse tashmë keni pasur COVID-19, thonë ata.
Dëshmitë tregojnë se mbrojtja me vaksinë është më e mirë se imunizimi natyror pas Covid-it.
Një studim tregoi se njerëzit e pavaksinuar që njëherë e kishin kaluar COVID-19, kanë më shumë se 2 herë gjasa të ri-sëmuren sesa njerëzit e vaksinuar plotësisht.
Ekspertët ende po mësojnë më shumë rreth asaj se sa kohë vaksinat mbrojnë kundër COVID-19.

