Vetëm nga eksportoi i açugës Turqia realizoi mbi 8 milionë dollarë

Eksportet e açugës nga Turqia në sezonin e peshkimit 2021-2022 u rritën me 23 për qind krahasuar me sezonin e kaluar, përkatësisht në 8 milionë e 267 mijë e 741 dollarë, raporton trt.net

Turqia eksportoi 1.751 ton açuga nga 1 shtatori 2021 deri më 15 prill 2022, sipas referuar të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi të Turqisë (DKİB).

Ky lloj peshku është eksportuar në 28 vende të botës dhe të ardhurat e siguruara nga shitjet në tregjet e jashtme janë 8 milionë e 267 mijë e 741 dollarë.

TOP 3 importuesit kryesorë të açugës nga Turqia ishin Franca, Belgjika, Gjermania.

Në sezonin e peshkimit 2021-2022, eksportet e açugës në Francë u rritën me 16 për qind në krahasim me sezonin e kaluar ose në 2 milionë e 493 mijë e 511 dollarë.

Më pas vjen Belgjika me 2 milionë e 185 mijë e 719 dollarë dhe Gjermania me 1 milion e 344 mijë e 82 dollarë.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, Turqia eksportoi açuga edhe në Rumani, Oman, Katar, Siri dhe Kenia. /Mediafokus.info