Edhe një kryetar Komune rezulton pozitiv me COVID-19

Pas Qendron Kastratit, Ramiz Lladrovci bëhet kryetar i dytë i një komune në nivel Republike, që infektohet nga COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Drenasit, përmes profilit të tij në Facebook.

“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, ka shkruar Lladrovci../Mediafokus.info/