Edhe një pacient me Covid në gjendje të rëndë

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 14 pacientë. Një pacient është me Covid është në gjendje të rëndë.

Dy prej tyre do të lirohen sot për në shtëpi, kurse dy të tjerë do të vazhdojnë trajtimin edhe disa ditë edhe pse janë shëruar.

Infektologu Sali Ahmeti në një lidhje direkte në programin e mëngjesit ‘’Për ditë të mbarë’’ ka thënë se në mesin e pacientëve të infektuar, njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Ahmeti ndër të tjera u bëri thirrje qytetarëve të mos i keqpërdorin masat e reja për lirinë e lëvizjes, duke i ftuar ata të kenë kujdes edhe pak.