Karantina reduktohet në 7 ditë

Rasti i vetëvrasjes së djaloshit nga Gjilani, ankesat e shumta për trajtimin në karantinë, si duket kanë ndikuar që qëndrimi i detyrueshëm në këto ambiente  të reduktohet në 7 ditë.

Kjo masë vlen për ata që vijnë nga jashtë.

Tash e tutje, ata do të qëndrojnë vetëm 7 ditë aty, e pastaj do të urdhërohen të vetizolohen në shtëpi për 14 ditë të tjera.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Karantinimi në Qendrën e Studentëve do të jetë 7 ditë. Më pas do të lirohen të shkojnë në shtëpi për të qëndruar në vetizolim për 14 ditë”, ka thënë Hoti.