Edhe një shtet tjetër njeh patentë-shoferët e Kosovës
Një shtet tjetër evropian do t`i njoh patentë-shoferët e Kosovës. Qeveria ka miratuar marrëveshjen Kosovë-Hungari për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.
Kryeministri Albin Kurti e prezantoi miratimin e kësaj marrëveshje si pikë e 21-të në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se “kjo marrëveshje i ka kaluar të gjitha hapat proceduralë dhe nuk bie ndesh me ligjet dhe aktet tjera nënligjore të Kosovës”.

