Edhe sipas KQZ, në Podujevë po prin kandidati i LVV

Një ‘fake news’ i paraditës, po del të ketë qenë i saktë sa i përket zgjedhjeve në Podujevë.

Jo vetëm sondazhet dhe analizat e ndryshme, po edhe KQZ, sipas rezultateve të deritashme, gati përfundimtare, e nxjerrë të parin kandidatin e LVV-së.

Deri tani janë numëruar mbi 90 për qind të votave dhe Bulliqi ka 50.6 për qind të votave dhe me gjasa reale që të fitojë pa balotazh.

Duhet përmendur se Podujeva ka qenë njëri nga bastionet më të mëdha të LDK për 20 vite./Mediafokus.info