I riu kosovar me vajzën 6 muajshe vdesin në një aksident në Gjermani

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në Gjermani i mori jetën kosovarit, Elvis Muçaj dhe vajzës së tij gjashtë muajshe, Luanës.

Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ngushëlloi familjen Muçaj. I riu, Elvis Muçaj ishte nga fshati Lluka e Epërme e Deçanit.

Njoftimi i plotë:

Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!

BR./Lajmi.net/