Edhe Veseli i jep votat për rrëzimin e Kurtit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sapo mbajti një një konferene për media, ku tha se do ta mbështet votimin e mocionit të votëbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e qeverisë Kurti.
“Si opozitë, në parim, ne e mbështesim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, por kjo s’do të thotë se ne do të ndryshojmë kursin dhe statusin aktual politik”, është shprehur Veseli.
E kam bërë të qartë, që më 6 tetor, se PDK do të qëndrojë në opozitë dhe se do të punojmë shumë për të shtyrë përpara çdo agjendë që është në interes të qytetarëve të vendit.
PDK është lidere e opozitës politike dhe do t’i nënshtrohet vetëm kërkesave që janë në interes të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Vendimet dhe veprimet tona do të jenë në pajtim me kërkesat dhe nevojat qytetare, shtetërore dhe kombëtare.
Në rrethana normale, do të kërkonim zgjedhje të parakohshme. Por, me pandeminë këtu – e dimë se kjo është e pamundur aktualisht.
Karshi zhvillimeve të ditëve të ardhshme, do të marrim edhe vendimet e tjera të nevojshme./mediafokus.info

