Edhe Vitia e zhvendos qendrën e vaksinimit në QKMF
Edhe komuna e Vitisë do ta zhvendos qendrën e vaksinimit në objektin e QKMF-së nga dita e nesërme.
Kështu ka njoftuar drejtoresha e QKMF-se, dr Vjollca Kadolli Halili, e cila ka dhënë edhe sqarime plotësuese rreth orarit të punës.
‘Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë dhe Kllokotit se vaksinimi me vaksinën anticovid do të kryhet në objektin e QKMF-së në Viti, nga dita e nesërme (e premte), datë 5.11.2021, në katin e parë.
Orari i punës 07.00-20.00, çdo ditë (e hënë – e premte).
Përndryshe, vaksinimi po vazhdon sipas termineve të përcaktuara paraprakisht.
Gjithashtu, mund të vaksinohen edhe fëmijët mbi moshën 12-vjeçare, pa termin paraprak, por në prani të prindit apo kujdestarit’, ka thënë dr Vjollca Kadolli Halili.
Përndryshe, në Viti deri më sot janë administruar 36278 vaksina, janë vaksinuar me dozën e parë 19829 qytetarë dhe me dy dozat 16.449 qytetarë.

