Sot, ajo është analiste dhe komentatore në USA Network, duke u bërë femra e parë shqiptare që mban këtë rol.

Në një intervistë për Klankosova.tv, Thaqi tregon rrugëtimin e saj nga parketi i Kosovës deri te mikrofonët e mediat amerikane, duke shpalosur sakrificat dhe sfidat që ka kaluar, si dhe mesazhin e saj për vajzat e reja.

Ajo thekson rëndësinë e besimit në vetvete dhe të punës së palodhur për të hapur mundësi në një treg kaq konkurrues si ai i ShBA-së, duke iu dhënë udhë vajzave që ëndërrojnë të ndjekin një karrierë në sport ose media.

“Mundësitë janë çelësi. Pa to, është e vështirë të imagjinohet një karrierë,” thotë ajo, duke nënvizuar rëndësinë e mentorimit dhe mbështetjes për vajzat në Kosovë.