Ja sa kantona zvicerane, pa vdekje nga Covid-19 në 14 ditët e fundit
Megjithëse zyrtarët shëndetësorë thanë këtë javë se situata epidemiologjike në Zvicër “mbetet e brishtë”, shifrat e fundit tregojnë se më e keqja e pandemisë përmbahet vetëm në një kanton.
Kantoni i Uri është prekur më së shumti nga pandemia në 14 ditët e fundit, me mbi 1,032 infeksione për 100,000 njerëz.
Kjo është shumë mbi mesataren e vendit prej 331,77 infektimeve për 100,000.
Nga ana tjetër, kantonet frëngjishtfolëse të Gjenevës dhe Vaud, pikat e nxehta të infeksionit, kanë ecur më mirë, megjithëse nivelet e tyre – 476,86 dhe 394,11 raste përkatësisht për 100,000 – tejkalojnë mesataren e vendit.
Shkalla më e ulët (167,41 / 100,000) gjendet në Appenzell Innerrhoden, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Kur bëhet fjalë për numrin e shtrimeve në spital të lidhura me koronavirusin, Uri është përsëri në krye, me 49,04 raste për 100,000, e cila tejkalon me shumë mesataren e vendit 9,18 / 100,000.
Edhe këtu, Appenzell Innerrhoden ka normën më të ulët: 0 shtrime në spital në 14 ditët e fundit.
Nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh numrat e mësipërm, Uri gjithashtu ka normën më të lartë të vdekjeve të lidhura me Covid – 16,35 / 100,000. Mesatarja kombëtare është 0,91 / 100,000.