Efektet e bashkëpunimit dhe zvogëlimi i pasojave nga konsumimi i substancave narkotike
Varësia nga përdorimi i drogës është një dukuri prezente në shumicën e shoqërive. Trajtimi i kësaj dukurie kërkon një qasje të qartë dhe koherente nga institucionet dhe komuniteti.
Organizata Labyrinth është një Qendër rehabilituese e cila ofron shërbime mjekësore, terapeutike me qëllimin e zvogëlimit të dëmit tek klientët, identifikimin dhe trajtimin e tyre, ofrimin e shërbimeve psikologjike nëpërmjet seancave individuale, familjare, grupore tek konsumuesit e drogave, shërbime mjekësore terapi të cilat janë të përcaktuar nga profesionist e shëndetit mendor (psikiatër).
Shërbimet e ofruara në kuadër të Qendrës kanë për qëllim rehabilitim, këshillimin, vetëdijesimin e personave e posaçërisht të rinjtë lidhur me pasojat e konsumimit të substancave psiko-aktive.
Andaj synimet e qendrës Labyrinth janë:
• Zvogëlimi i dëmit (pasojave)
• Identifikimin e rasteve
• Trajtimin e abuzuesit të drogave
• Ofrimin dhe mbështetjen me familjaret e konsumuesve si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të ndryshme relevante.
Pikat strategjike të veprimit në fushën e reduktimit të kërkesës:
Parandalimi dhe edukimi: Kjo arrihet përmes veprimeve të shumta dhe sistematike te të gjitha aktereve duke filluar nga familja, rrethi shoqëror, shkollat si dhe institucionet e ndryshme me qëllim të ngritjes tek individët dhe shoqërisë për rrezikun që paraqet droga.
Trajtimi dhe rehabilitimi: (nga profesionistet e shëndetit mendor, psikiatër, psikolog, punëtor social).
Risocializim dhe ri-integrimi: Riintegrimi nënkupton një numër masash dhe aktivitetesh përmes së cilave, personat që kanë krijuar varësi nga drogat, duhet t’u ndihmohet në çështjet e strehimit, edukimit dhe punësimit me qëllim të përmirësimit të kushteve të tyre të jetës dhe pasojave që janë shkaktuar nga përdorimi i drogave.
Zvogëlimi i dëmit: Është zvogëlimi i rreziqeve dhe dëmeve nga përdorimi i vazhdueshëm i drogave si dhe parandalimi i sëmundjeve ngjitëse si (HIV, Hep B & C).
Rol të rëndësishëm në psiko-edukimin, reduktimin, zvogëlimin e dëmit kanë:
1. Familja – Është i nevojshëm vetëdijesimi i prindërve për një komunikim më të mirë me fëmijët në momentet e krijimit të personalitetit si dhe krijimin e kushteve për rritjen e fëmijëve, informimin dhe marrjen e vendimeve të përshtatshme.
2. Institucionet shkollore – Pjesëmarrja aktive e mësimdhënësve, psikologëve, pedagogëve, në të gjitha institucionet shkollore duke filluar nga nivelet e ulëta deri tek ato universitare qoftë publike apo private për të parandaluar përdorimin e drogave me programe të ndryshme edukative, shëndetësore të inkorporuar në kurikulat e rregullta mësimore
3. Komuniteti – Komuniteti luan rol të rëndësishëm si shtytës në mobilizimin dhe pjesëmarrjen aktive të gjithë personave për parandalimin dhe krijimin e kushteve më të favorshme për pjesëtarët e tij duke bashkëpunuar me të gjithë mekanizmat lokal të gjitha fushave (sigurisë, shëndetësisë, OJQ-ve etj).
4. Siguria publike – Ngritja e kapaciteteve te policisë për ballafaqim të suksesshëm me problemin e përdorimit të drogave është mjaftë e rëndësishme në fushën e parandalimit të përdorimit të drogave. Kjo mund të arrihet përmes ngritjes së nivelit të njohurive mbi drogat, efektet, pasojat, varësinë nga drogat etj.
Mr.sc. Besnik Sherifi-Psikolog Klinik

