“Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt” – Hoxha nga Gjilani me dedikim prekës për Egzon dhe Nafije Bogujevcin, të cilët u vranë sot
Tragjedia e sotme në Gjilan, në të cilën u vranë Egzon e Nafije Bogujevci, motër e vëlla, ka tronditur qytetarët në mbarë vendin, shkruan Mediafokus.info.
Hoxha i njohur nga Gjilani, Bashkim Bajrami, në një dedikim prekës, ka thënë se Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt.
“Egzoni dhe motra e tij ishin besimtarë namazli të rregullt. Egzoni sot e fali namazin e xhumasë në xhaminë tonë, ku dëgjoi hytben time për herë të fundit. Lus Allahun e Madhërishëm t’i mëshirojë të dy, t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me Xhenet”, ka thënë Bajrami.
“Allahu familjes së tyre dhe të gjithë të afërmve u dhëntë sabër e i rrite fëmijët e motrës të ndjerës e ju t’ju jep forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, ka shkruar hoxha i njohur nga Gjilani.
Ndryshe, në pasditën e sotme në Livoç të Ulët të Gjilanit dyshohet se Valon Ramushi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Nafije Bogujevcin dhe vëllanë e saj, Egzonin, ndërkaq i plagosur rëndë ka mbetur xhaxhai i tyre.
Pak minuta pas tragjedisë, i dyshuari është dorëzuar në polici./Mediafokus.info/

