Ekipi gjerman në karantinë, 2 lojtarë rezultuan pozitiv me Covid-19

Ekipi gjerman përfundoi në karantinë, pasi 2 lojtarë rezultuan pozitiv me Covid-19. Megjithatë, Gjermania është shteti i parë që më 16 maj i rikthen aktivitetet sportive, shkruan Mediafokus.info.

Por, jo të gjitha klubet janë gati për të nisur sfidat në fushë.

Klubi Dynamo Drezden që garon në Bundesliga 2, ka njoftuar se dy lajtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Pas testeve të treta që iu nënshtruan lojtarët dhe stafi, 2 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Të dy lojtarët nuk kanë simptoma. E gjithë skuadra do të futet në karantinë për 14 ditë”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman./Mediafokus.info/