Kurti i bën vetë pazaret e shpisë, del në treg dhe blenë prodhime vendore

Kryeministri në detyrë Albin  Kurti është i prirë t`i bëjë vetë pazaret e shpisë, kur duhet dalë në tregun e gjelbër.

Ai ka blerë perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe, të gjitha prodhime vendore.

Kurti thotë se ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

Postimi i Kurtit:

Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre./mediafokus.info