Ekipi i TV Dukagjinit pengohet gjatë punës në Gjilan

Ekipi i RTV Dukagjinit është sulmuar përgjatë realizimit të një storieje në Gjilan.

Në reagimin e mediumit, thuhet se njëri nga punonjësit e kompanisë, i angazhuar në punimet e sheshit të Komunës së Gjilanit.

Ekipi i TV Dukagjinit ishte duke realizuar një kronikë lidhur me punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit, kur është penguar dhe sulmuar nga një punonjës i kompanisë që është e angazhuar në realizimin e këtyre punimeve“, thuhet në reagimin e televizionit.

TV Dukagjini ka kërkuar nga organet kompetente që ta trajtojnë rastin me seriozitet të plotë, të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe të sigurojnë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.